Një aksident ka ndodhur rreth orës 19:50 në autostradën Rrogozhinë-Durrës.
Një makinë tip “BMW” ka humbur kontrollin duke u përplasur me një tjetër makinë tip “Benz”.
Për pasojë ka mbetu i lënduar shoferi i “BMW” të cilin e shoqëruan në spitalin e Kavajes me ambulancë.
Në vendngjarje është policia që po bën hetimet.
