Skip to content

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnje:Fuoristrada përplaset me kamionçinën, tre të plagosur

640 0 1740079222xwmremove transformed 359

Një aksidenti ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë Lushnje, pranë fshatit Dushk.

Ngjarja na ndodhur mbrëmjen e sotme. Burime zyrtare nga policia thanë se, një kamionçinë është përplasur nga pas nga një automjet tip fuoristradë me targa AB 261OG Kia sportazh.

Nga aksidenti janë lënduar drejtuesit e mjeteve dhe një bashkudhëtar të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Lushnjes. Policia në vendngjarje po dokumenton aksidentin për të gjetur shkaqet si dhe po disiplinon trafikun e automjeteve në kushtet e errësirës.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se mjeti tip fuoristradë ka humbur kontrollin si rezultat i shpejtësisë së lartë në manovër parakalimi dhe është përplasur me kamionçinën. Përplasja ka qenë e fortë dhe kamionçina ka dalë nga rruga.