Aksident me një të plagosur rëndë në aksin rrugor Devoll -Korçë.

 

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Çiflig te kryqëzimi i impiantit të trajtimit të ujrave të ndotura. Një 21 vjeçar nga fshati Biranj ka qënë duke udhëtuar i vetëm me mjetin Ford nga Devolli në drejtim të Korçës kur është përplasur me barierat mbrojtëse duke sjellë edhe aksidentin që për fatin e mire ka përfinduar me plagosje të rëndë të drejtuesit të mjetit.

 

Sipas ekspertëve të policisë rrugore 21 vjeçari ka humur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me barierat metalike duke shkaktuar një aksident të frikshëm edhe për vetë ekspertët. Përplasja ka qenë aq e fortë sa mjeti është shkatërruar plotësisht aq sa pjesët motorike dhe jo vetëm kanë fluturuar në anën tjetër të rrugës. 21 vjeçari ndodjet në siptalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.

 

Shkak i humbjes së kontrollit të mjetit sipas ekspetëve  të qarkullimit rrugor mendohet të jetë shpejtësia tej normave të lëjuara, përdorimi i telefonot ose përgjumja. Ky segment rrugor ka pasur disa aksidente të ngjashme edhe në kushte kur nuk mungon sinjalistika vertikale dhe horizontele.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re