Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes, në aksin rrugor Divjakë-Çermë, ku si pasojë ka humbur jetën një 27 vjeçar.

Policia bën me dije se një 46 vjeçar drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi I. K., 27 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën i riu.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 46 vjeç, banues në Divjakë, pasi rreth orës 23:15, në aksin rrugor Divjakë-Çermë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi I. K., 27 vjeç, banues në Çermë, dhe si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 27-vjeçari.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re