Foto ilustruese
Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor Milot-Thumanë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person. Sipas informacioneve, bëhet e ditur për “Faxweb”se person i plagosur është shtetasi me inicialet D.Gj., 24-vjeç, i cili drejtonte një automjet tip ‘BMW’ dhe shkak i shpejtësisë së madhe është përplasur me ndarësen metalike.
24-vjeçari është dërguar menjëherë drejtë spitalit të Traumës në Tiranë, pasi ndodhet në gjendje të rënë shëndetësore.
Ende nuk ka një reagim nga forcat e policisë lidhur me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në rrugën Milot-Thumanë.
/faxweb
