Një aksidenti është regjistruar në afërsi të fshatit Sovjan, Korçë.

Sipas policisë një mjet ka dalë nga rruga e për pasojë është dëmtuar një person (pasagjer në mjet) i cili ndodhet jashtë rrezikut ndërsa drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar dëmtime.

Policia në vendngjarje për të zbardhur shkaqet, por paraprakisht dyshohet për shpejtësi tej normave të lejuara.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 03.04.2024, rreth orës 10:45, në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, pranë fshatit Sovjan, Maliq, shtetasi E. B., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar pasagjeri shtetasi P. D., i cili u dërgua për mjekim në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re