Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Qafë Thanë – Pogradec, në afërsi të fshatit Pojskë ku një mjet është përplasur “kokë me koke” me një fugon i cili transporte nxënës. Për  fat të mirë nuk ka patur pasoja të rënda, duke mos u regjistruar lëndime tek të miturit.

 

Njeri nga mjetet ka kryer një manovër të gabuar çka dhe ka sjellë përplasjen edhe për shkak të lagështisë në rrugë. Policia po heton për shkaqet e aksidentit ndërkohë dy të lënduarit po marrin ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Pogradecit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re