Një aksident me pasojë plagosjen e një të mituri është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit këtë të shtunë në aksin rrugor të Lungomares.

 

Sipas policisë, një automjeti tip “Audi” ka aksidentuar shtetasin e mitur E.S., 10 vjeç, banues në Lushnje.

 

10 vjeçari ndodhet në Spitalin e Vlorës dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

 

Ndërkohë policia ka shoqëruar menjëherë dretuesin e mjetit, shtetasi T.T., 35 vjeç, banues në Vlorë dhe po kryhen hetimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re