Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Vlorë – Novoselë, ku dy automjete janë përplasur “kokë më kokë”.

Makinat e përfshira në aksident janë tip “Mercedez Benz” dhe “Mitsubishi”, ndërsa të lënduar kanë mbetur, drejtuesi i mjetit “Benz” dhe pasagjeri në automjetin “Mitsubishi”, të dy jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 17:00, në aksin rrugor Vlorë-Novosel, në Panaja, automjeti tip “Mitsubishi” me drejtues shtetasin I. C., është përplasur me një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin Sh. B.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesi i mjetit “Benz” dhe pasagjeri në mjetin “Mitsubishi”, shtetasi L. C, të dy këta shtetas ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re