Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtunë në aksin Shkodër-Koplik.

Gazetari i ABC News, Simon Shkreli raporton se një motoçikletë me dy persona është përplasur me një autobus.

Dy persona janë plagosur rëndë dhe ndodhen në spitalin e Shkodres.

Autobusi po kthehej nga Mali i Zi me dhjetra qytetarë nga Lezha, që kishin qënë për vizitë turistike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re