Një aksident ka ndodhur mbrëmjene s otme në aksin Shkodër-Lezhë, ku një makinë ka përplasur një motor.

Siaps policisë m,jeti i drejtuar nga M. M., 28 vjeç,  është përplasur me motomjetin me drejtues M. Q rreth 51 vjeç, si pasojë ëhstë lënduar lehtë ky i fundit.

Njoftimi:

Rreth orës 19:20, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, automjeti me drejtues shtetasin M. M., 28 vjeç,  është përplasur me motomjetin  me drejtues shtetasin M. Q., rreth 51 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar lehtë 51-vjeçari, i cili është në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re