Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Lezhë.

Mësohet se një 28-vjeçar me iniciale M. M., duke drejtuar një automjet është përplasur me një motomjet që drejtohej nga një 51-vjeçar, i cili ka mbetur i dëmtuar lehtë.

Ai është transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:20, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, automjeti me drejtues shtetasin M. M., 28 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. Q., rreth 51 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar lehtë 51-vjeçari, i cili është në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re