Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor “Tepelenë- Memaliaj”, ku një person ka humbur jetën.
Raporothet se viktima është një 42-vjeçar, i cili u përplas nga një automjet, teksa po kalonte rrugën.
Fatkeqsisht, ai ndërroi jetë në vendngjarje teksa shoferi u arrestua nga policia dhe ndaj tij vijojnë hetimet.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Tepelenë-Memaliaj”, shtetasi Andi. Jaupaj., 42 vjeç, banues në fshatin Veliqot, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin Besmir. Beta., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Mamaj, i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
