Të paktën shtatë persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur në aksin Tiranë-Fushë Krujë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Dritas, ku janë përplasur tri makina.

Në vendngjarja kanë shkuar forca të shumta policie dhe ambulance, ndërkohë që mësohet se të plagosurit ndodhen ende në tokë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re