Skip to content

Aksident në aksin Vorë-Fushë Prezë/ Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me barrierat e rrugës, ndërron jetë 23-vjeçarja

lajmi i fundit 1 2

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor “Vorë – Fushë-Prezë”, shtetasja E. E., rreth 23 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si pasojë, 23-vjeçarja ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.