Skip to content

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, autobusi përplaset me bordurën anësore të betonit! Detajet nga ngjarja

Amxt 1TMTEKmhPG5QVqZYKb8I Sc3vtktDIqNIzv VV3

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Durrës-Tiranë.

Foto arkive

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:33 dhe si pasojë ka mbetur i dëmtuar një pasagjer, 56 vjeçari me iniciale B. D., , i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 04:33, në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin ku devijon rruga për shkak të punimeve, autobusi me drejtues shtetasin P. G., 51 vjeç, është përplasur me bordurën anësore të betonit.

Si pasojë është dëmtuar një pasagjer, shtetasi B. D., 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“”