Skip to content

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përplas për vdekje 60-vjeçarin

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditen e kësaj të enjteje në autostradën Durrës-Tiranë, ku një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 25.02.2021, në orën 14:55, në autostradën Durrës-Tiranë, tek mbikalimi i Fllakës, një mjet me drejtues shtetasin E. B., 52 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, një shtetas ende të pa identifikuar rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb