Skip to content

Aksident në autostradën Fier-Vlorë, makina përmbyset në rrugë

Një aksident ka ndodhur në autostradën Vlorë Levan pranë fshatit Panaja. Një automjet është përmbysur në anë të segmentit rrugor, pas përplasjes me barrierat mbrojtëse. Automjeti është dëmtuar plotësisht. Një person ka humbur jeten dhe nje tjeter eshte plagosur.

Në zonë ka mbërritur policia dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.