Foto ilustruese

Një aksident është regjistruar gjatë natës në autostradën Fushë Krujë – Laç, ku automjeti me drejtues shtetasin A.Z, 37 vjeç, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin M.N.

Si pasojë janë dëmtuar dy pasagjeret që ndodheshin në makinën e shtetasit MN, , konkretisht shtetaset E. P., 44 vjeçe dhe K. P., 13 vjeçe, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Gjatë natës në autostradën Fushë Krujë-Laç, një automjet me drejtues shtetasin A. Z., 37 vjeç, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin M. N.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjeret që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi M. N, konkretisht shtetaset E. P., 44 vjeçe dhe K. P., 13 vjeçe, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re