Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Levan-Tepelenë, në afërsi të spitalit Memorial.

Një furgon mallrash ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me barrierat mbrojtëse, duke u përmbysur në mes të rrugës.

Burimet paraprake bëjnë me dije se nuk raportohet për të lënduar, teksa është bllokuar njëri krah i autostradës Fier-Tiranë.

Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia tej normave të lejuara si dhe rruga e pa ndriçuar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e aksidentit.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re