Një automjet tip Audi ka dalë nga rruga në autostradën Levan- Tepelenë në afërsi të fshatit Kafaraj.

Mësohet se në drejtimin e mjetit ka qenë një grua e cila menjëherë pas aksidentit është dërguar në spitalin e Fierit.

Sipas bluzave të bardha drejtuesja e mjetit është jashtë rrezikut për jetën.

Mesohet se gruaja kthehej ne Shqipëri nga Greqia.

Dyshimet e para janë se pasojë e daljes nga rruga ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re