Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, në afërsi të kryqëzimit të Raboshtës.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë, njëra ka dalë jashtë rruge. Nga ky aksident janë plagosur katër persona.

Përplasja mes makinave ka qenë shumë e fortë, duke sjellë dëmtim të makinave.

Nga aksidenti, është bllokuar qarkullimi përgjatë superstradës Lezhë–Shkodër.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re