Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në autostradën Lezhë-Shkodër.

 

 

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se një makinë është përplasur me një çiklomotor në afërsi të fshatit Balldre.

 

Mësohet se drejtuesi i çiklomotorrit ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa deri tani nuk janë bërë të ditur identiteti i personave të përfshirë në këtë aksident.

 

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re