Një aksident është regjistruar këtë të premte autostradën Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Balldre.

 

Mësohet se të përfshirë në aksident janë një çift turistësh rumun. Këta të fundit po lëviznin me motor, teksa janë përplasur me një automjet.

 

Si pasojë çifti rumun ka mbetur i plagosur.

 

Ata janë dërguar në spitalin e Lezhës ku po marrin ndihmë mjekësore.

 

Ndërkohë policia është në vendin e ngjarjes, për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re