Një aksident është shënuar në autostradën Milot-Thumanë pranë fshatit Fushë Mamurras. Dy makina janë përplasur dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Gazetari i Abc News, Ahmet Zani raporton se njëra nga makinat ka goditur mjetin tjetër që udhëtonte në të njëjtën korsi.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë ndërsa të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësorë në spitalin e Traumës. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re