Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Tiranë – Durrës, saktësisht në Sukth.

Shtetasi A.Xh, ka humbur kontrollin mbi automjetin që po drejtonte dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i mjetit është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 19:50, në autostradën Tiranë-Durrës, në Sukth, shtetasi A. Xh., duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Shtetasi A. Xh. është dëmtuar dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.r.t

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re