Skip to content

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i vdekur, katër të plagosur

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se janë përplasur dy mjete dhe për pasojë një person ka humbur jetën dhe katër persona kanë mbetur të plagosur.

Burime bëjnë me dije se një nga personat e plagosur është në rrezik për jetën.

Ende nuk jepen detaje rreth identitetit të të lënduarve dhe viktimës, ndërkohë që ambulanca ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

(Foto ilustruese)