Një aksident ka ndodhur në superstradën Tiranë-Durrës. Mësohet se dy kamionë janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e forcës së madhe, njëri prej tyre është përplasur dhe me trafikndarësen e superstradës.

Fatmirësisht, raportohet se nuk ka persona të lënduar. Mirëpo, është bllokuar qarkullimi i automjeteve për disa minuta.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re