Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 06:50. Në video shihet një mjet tip ‘Golf’ i cili ka dalë nga autostrada dhe ka përfunduar pranë kanalit.

Po ashtu shihet se mjeti drejtohej nga një grua, e cila ndodhet ende brenda tij.

Mësohet se automjeti është dëmtuar shumë në pjesën e përparme të tij.

Aksidenti në fjalë, rrethanat e të cilit nuk dihen ende, ka shkaktuar bllokimin e trafikut në këtë aks, ndërkohë që në vendin e ngjarjes ndodhet policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re