Skip to content

Aksident në autostradën Vlorë – Fier! Mjeti del papritur nga rruga, shoferi përfundon…

Mjeti tip “BMW” që ishte duke udhëtuar nga Vlora në drejtim të Fierit, ka dalë nga rruga

Një aksident është shënuar mesditën e së martës në autostradën Vlorë – Fier, pranë zonës së fshatit Panaja.

Mjeti tip “BMW” që ishte duke udhëtuar nga Vlora në drejtim të Fierit, ka dalë nga rruga duke përfunduar jashtë trafikndarëses.

Nga aksidenti ka dëme të shumta në makinë dhe lëndine të lehta për drejtuesin e mjetit, i cili u shoqërua me ambulancë në drejtim të spitalit rajonal të Vlorës, për të marrë ndihmën mjekësore. Ndërkohë që policia mbërriti në vendin e ngjarjes për të bërë hetimet dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.