Godet 15-vjeçaren tek vijat e bardha dhe largohet nga vendngjarja.Policia ne ndjekje të autorit të aksidentit,e plagosura dërgohet në Spitalin e Beratit.
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen ’30-Vjetori” në qytetin e Beratit.
Një automjet që ishte duke qarkulluar me shpjetësi ka goditur një 15-vjeçare,e cila po kalonte në vijat e bardha dhe është larguar nga vendngjarja.15-vjeçarja është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit,ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve,ndërkohë që policia është vënë në kërkim të autorit të aksidentit.
Burimet policore konfirmojnë se po kontrrollohet kamerat e sigurisë në vendin e aksidentit,me qëllim identifikimin e mjetit dhe autorit.
