Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të qytetit të Beratit, pranē stadiumit të vjetër. Një mjet,tip Mercedes Benzështë përplasur në kryqëzimin e rrugës me dy mjete të një filiali banke, njëra prej tyre me vlera monetare.

Pas përplasjes së fuqishme,që ka shkaktuar panik tek kalimtarët,shoferi i dehur në timon është larguar me shpejtësi nga vendngjarja por është kapur disa metra më poshtë nga patrullat e policisë.Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë të sektorit të qarkullimit rrugor që po punojnë për të zbuluar shkaqet e aksidentit.
Paraprakisht, nga ana e policisë,janë marrë edhe kamerat e sigurisë së bizneseve përreth për të evidentuar shkaktarin e aksidentit, ndërkohë që konfirmohet se drejtuesi i mjetit tip “Benz” ishte i dehur.

Nga aksidenti fatmirësisht nuk pati pasoja në njerëz edhe pse të dyja anët e rrugës ishin me kalimtarë të shumtë.

(BalkanWeb)


Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re