Një aksident është regjistruar sot në Berat, ku një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:10, në rrugën urbane “Antipatrea”, në lagjen “Çlirim”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet D. D., 51 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar 40-vjeçarin me inicialet Xh. B., i cili lëvizte me biçikletë.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i biçikletës, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Berat, për ndihmë mjekësore. Drejtuesi i automjetit, shtetasi D. D., u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re