Një 55-vjeçar ndërojë jetë në Berat në një aksident rrugor të regjistruar mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:45 në rrugën Berat-Urë Vajgurore, pranë vendit të quajtur Moravë.

Shtetasi N.S, banues në Kuçovë duke drejtuar mjetin tip ‘Benz’ ka aksidentuar shtetasin me iniciale Andrea Prifti, i cili po lëvizte në këmbë.

Shtetasi A.P u dergua në Spitalin Rajonal Berat nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të pastabilizuar për jetën, por disa ore me vone nuk arriti te mbijetonte.

Policia ka shoqëruar në Komisariat drejtuesin e mjetit, shtetasi N.S dhe po kryhen veprimet proçeduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./ Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re