Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Lapardha të Beratit, ku një mjet ka përplasur një të moshuar.

Gazetarja Eneida Petova raporton për BalkanWeb se i plagosur ka mbetur 85-vjeçari, Ramadan Boni, i cili është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale A.A., është shoqëruar në polici.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të aksidentit, për të konfirmuar shkaqet dhe dinamikën e tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re