BERAT-Tragjik ka rezultuar fati i një 78-vjeçari në Berat, i cili është aksidentuar për vdekje nga një automjet. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën afër lumit Osum, pas bibliotekës së qytetit.

Gazetarja Eneda Petova bën me dije për ‘BalkanWeb’ se viktimë nga aksidenti është Hatem Grëmshi, banues në lagjen ‘Donika Kastrioti’.

Aktualisht ai ndodhet në morgun e spitalit. Ndërkohë, policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, Bernard Çapuni, 25 vjeç. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë.
(ed.me/BalkanWeb)

LIKE FAQES NE FACEBOOK PER LAJME TE NGJASHME