Skip to content

Aksident në Berat: Mjeti BMW del nga rruga dhe përfundon në kanal (EMRI)

Cream and Brown Photographic Beauty Site Launch Website 13

Drejtoria e MZSH Bashkia Berat mori njoftim për një aksident të ndodhur te Ura e Bratit, në fshatin Duhanas, NJA Velabisht.

Menjëherë pas njoftimit, grupi i shërbimit dhe një mjet zjarrfikës shkuan në vendngjarje.

Pas shqyrtimit të situatës, u konstatuan se, për shkak të lagështirës në rrugë dhe errësirës, një automjet i tipit BMW kishte dalë nga rruga dhe kishte përfunduar në një kanal. Falë ndërhyrjes së shpejtë, u bë e mundur nxjerrja e drejtuesit të mjetit Adnand Çala  në gjendje të mirë shëndetsore dhe pa lëndime, si dhe të automjetit nga kanali.