Një aksident rrugor ka ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit të së premtes në Berat ku tre makina u përplasën me njëra-tjetrën.

 

Si pasojë e aksidentit dy persona mbetën të plagosur por jashtë rrezikut për jetën.

 

Në aksident, sipas policisë, janë përfshirë një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin Xh.H, 23 vjeç, një mjet furgon me drejtues shtetasin D.S, 46 vjeç, dhe një mjet furgon tip “Benz” me drejtues shtetasin F.C, 33 vjeç.

 

Nga aksidenti mbetën të dëmtuar  drejtuesi i “Benzit” Xh.H dhe drejtuesi i njërit prej furgonëve, shtetasi me iniciale D.S.

.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re