Një aksident ka ndodhur diten e marte në aksin rrugor Berat-Kombinat, në vendin e quajtur Terminali.

Autobuzi me traga AA204 UK ishte duke hyrë për në terminal ndërsa në pjesën ndërmjetëse një I ri me motor është përplasur me prapakolpin e autobuzit. Goditja ka qënë tepër e fortë sa drejtuesi i motorrit ka fluturuar disa metra larg.

Si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ka marrë fraktura të shumta dhe është dërguar në Spitalin Rajonal për mjekim.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe është duke bërë matjet për të saktësuar dhe mbledhur detajet e shkaqet e këtij aksidenti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re