aksidenti-1

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur sot në aksin rrugor Kombinat-Uznovë, në lagjen Çelepias, të Beratit.

Mësohet se një fuoristradë, e cila po udhëtonte në hyrje të qytetit, ka përplasur dy këmbësorë.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 15.01.2018 rreth orës 09:30, Salla Operative është njoftuar se në rrugën Antipatrea në afërsi të vendit të quajtur “Varrezat e Dëshmorve” ka ndodhur një aksident.

Menjëherë në vendngjarje mbrritën shërbimet e policisë ku konstatuan se shtetasi E.P, 35 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin me targa AA614MD, ka përplasur shtetasit K.K, 55 vjeç, dhe E.E, 25 vjeç.

Të dy të dëmtuarit janë dërguar në Spitalin Rajonal Berat ku po marrin ndihmë mjekësore.

Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit Berat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re