Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të qytetit të Beratit, pranë stadiumit të vjetër. Një mjet tip ‘Mercedes Benz’ është përplasur në kryqëzimin e rrugës me dy mjete të një filiali banke, njëra prej tyre me vlera monetare.

 

 

Pas përplasjes së fuqishme, që ka shkaktuar panik tek kalimtarët, shoferi i dehur në timon është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, por është kapur disa metra më poshtë nga patrullat e policisë.

 

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë të sektorit të qarkullimit rrugor që po punojnë për të zbuluar shkaqet e aksidentit. Paraprakisht, nga ana e policisë janë marrë edhe kamerat e sigurisë së bizneseve përreth për të evidentuar shkaktarin e aksidentit, ndërkohë që konfirmohet se drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’ ishte i dehur. Aksidenti fatmirësisht nuk pati pasoja në njerëz edhe pse të dyja anët e rrugës ishin me kalimtarë të shumtë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re