Një aksident i rëndë u shënua këtë të diele në afërsi të qytetit të Bulqizës.
 
Drejtuesi i mjetit, Jurgen Dani, 25 vjeç, u dërgua me urgjencë në spitalin e Bulqizës, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra e për pasojë humbi jetën.
 
Ndërsa dy familjarët me të cilët po udhëtonte, kanë pësuar vetëm lëndime të lehta.
 
Shkak i aksidentit mendohet të jetë bërë humbja e kontrollit nga lagështia si pasojë e të cilës, mjeti tip golf doli nga rruga duke përfunduar në kanal.
 
Ky segment rrugor, pjesë e Rrugës së Arbrit shpesh është bërë shkak për aksidente pasi ka ulje të karrexhates si pasojë e lëvizjes së tokës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re