Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (4 prill) në Burrel. Një 62-vjeçar ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke dalë nga rruga.

Mjeti është përplasur me murin anësor të rrugës dhe për pasojë 62-vjeçari ka humbur jetën.

“Me datë 04.04.2024, rreth orës 20:30,  në vendin e quajtur “Ish parku”,  shtetasi M.B., 62 vjeç, banues në Burrel,  duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti është përplasur me murin anësor të rrugës. Si pasojë e lëndimeve të marra, 62-vjeçari ka humbur jetën në spital”, njofton policia.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re