Skip to content

Aksident në By-pass-in e Fierit, plagoset pasagjerja e një prej mjeteve


Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin Levan–Mbrostar.

Në ngjarje janë përfshirë dy automjete, një mjet tip “Ford “dhe një “Range Rover”.

Për pasojë, ka mbetur e lënduar një grua, e cila ndodhej si pasagjere në automjetin tip “Ford”.
E plagosura është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Fierit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.