Një aksident është shënar në bypassin e Fierit.  Mësohet se rreth orës 17:00 një automjeti tip Mercedez Benz është përplasur me një mjet të vogël transporti.  Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i këtij të fundit i cili është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Fierit, pasi është nxjerrë nga mjeti me ndihmën e zjarrfikësve.

 

Pranë vendit të ngjarjes, në rrugën me drejtim nga Fieri në Lushnjë, kanë mbërritur edhe uniformat blu ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

Fier/Informacion paraprak

 

Rreth orës 17:00, në Bypass_in e Fierit, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Gj. N., 45 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin G. S., rreth 60 vjeç, banues në Hoxharë, Fier.

 

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi G. S. i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

 

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re