
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Cërrik-Shalës.
Një kamion ka aksidentuar një të moshuar të moshës 70-vjeçare ku si pasojë ky i fundit ka humbur jetën.
Sipas burimeve nga policia, drejtuesi i kamionit E.H ka goditur me kamion 70-vjeçarin Xh.B.
Me drejtuesin e kamionit, shtetasin E. H., po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.
