Skip to content

Aksident në Dajt/ Makina del nga rruga, shoferi dhe pasagjerja dërgohen në spital

Një aksident u regjistrua pasditen e kësaj të diele afër hyrjes së Parkut të Dajtit në Tiranë.

 

Policia njoftoi se një mjet që drejtohej nga një 33-vjeçar doli nga rruga.

 

Për pasojë, u lënduan si shoferi, ashtu edhe pasagjerja 22-vjeçare. Por për fat të mirë asnjëri prej tyre nuk ka marrë plagë të rënda dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.