Një aksident ka ndodhur paraditen e kësaj enjte në Devoll. Mësohet se një makinë ka përplasur një 7-vjeçare. Si pasojë, e mitura është dërguar menjëherë në spitalin e Korçës për kujdes mjekësor.

Ndërkohë, Policia po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Njoftimi i plotë:

Më datë 03.08.2023, rreth orës 11:05, në qytetin e Bilishtit, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin ka përplasur një shtetase të mitur rreth 7 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila u dërgua në spitalin e Korçës për kujdes mjekësor.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re