Skip to content

Aksident në Devoll/ “Toyota” përplaset me motomjetin, përfundojnë në spital dy drejtuesit. Ja gjendja e tyre

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme (31 gusht), në fshatin Barçanj të Devollit.

Një motomjet me drejtues një shtetas 30-vjeçar është përplasur me një automjet tip “Toyota” me drejtues një shtetas 72-vjeçar.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit, të cilët ndodhen në spital për mjekim, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Devoll/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:50, në fshatin Barçanj, Devoll, motomjeti me drejtues shtetasin I. Sh., 30 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin A. K., 72 vjeç.

Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen për mjekim në spital, jashtë rezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

“”