Skip to content

Aksident në Dimal! Humbi kontrollin e motomjetit dhe u përplas me bordurën, ndërron jetë 65-vjeçari

Berat/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 14:30 në rrugën e fshatit Kutalli, Dimal shtetasi A.O., rreth 65 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë është përplasur me bordurën e trotuarit, anës rrugës.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi A.O.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.